Hoxhaj: Opozita nuk duhej të shkoj e pakoordinuar në zgjedhje!
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ftuar në një intervistë për “Blic Interview”, ka diskutuar rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme në vend dhe qëndrimit të opozitës në lidhje me këtë çështje.
Hoxhaj shprehet se është i mendimit se opozita duhet të ketë një koordinim më të mirë përpara se të marrë pjesë në zgjedhje.
“Unë e shoh procesin e zgjedhjeve nga perspektiva e opozitës më ndryshe. Shoh që opozita nuk do të duhej të shkonte e pakoordinuar në zgjedhje. Nuk dua të them që duhet të ketë koalicion mes PDK-LDK-AAK sikur ka patur në të kaluarën por duhet të ketë një koordinim tematik-përmbajtësor për ç’ka qëndron opozita. A ka ndërmend opozita me kthy këtë vend në binar apo ka ndërmend opozita me hy në zgjedhje se kush i merr 4-5 deputetë më shumë apo më pak dhe ne e kemi Albin Kurtin edhe një mandat si kryeministër dhe mund t’a kemi një diskurs politik të paqartë. Në të kaluarën ne i kemi dit vendimet që i kemi marr, kompromiset që i kemi bërë, hapat përpara me të cilat kemi ec” tha Hoxhaj në Blic Interview.
Ai potencoi se muk mundet të ec përpara, Republika e Kosovës, pa i normalizu raportet me Serbinë.
“Nëse ne e kishim nis në 2013 zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, sot nuk do të ishte temë.Ne nuk guxojmë me i ik përgjegjësive që i kemi në raport me obligimet ndërkombëtare që i kemi marr në të kaluarën, nuk guxojmë me i ik përgjegjësisë për t’a kthyer këtë vend në binarë.
“Nuk mundet të ec Republika e Kosovës pa i normalizu raportet me Serbinë. A iu pëlqen qytetarëve ta dëgjojnë këtë nga unë apo jo, kjo është punë e tyre. Nuk mund të antarësohemi as në OKB, as në NATO, as në Bashkim Evropian” tha Hoxhaj në Blic Interview.