Hoxhaj: Opozita s`ka pse të bëhet pjesë e mashtrimeve të Kurtit për dialog

25 maj 2021 | 16:35

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, për qasjen e tij ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri duhet ta sillte në Kuvend një platformë për këtë proces e më pas ta fton opozitën në takime.

Sipas tij,  opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve. “Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bekim Sejdiu, e ka…