Hoxhaj: Pacolli, njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme

17 shtator 2019 | 15:32

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se Behgjet Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme.

Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Pacolli është duke e dëmtuar kredibilitetin e Kosovës e shtetit të Kosovës.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kur është larguar nga kjo ministri e ka lënë Kosovën me 114 njohje.

“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Rexhep Selimi, ka…