Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

23 shkurt 2025 | 20:11

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU/CSU në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë rezultat si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe për të ardhmen e Evropës.

“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook dhe Twitter, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

CDU/CSU ka qenë tradicionalisht një partner i fortë i Kosovës dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e vendit në rrugëtimin e tij euroatlantik.

Hoxhaj, i cili ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me liderët gjermanë gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm, ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për mbështetjen e Berlinit ndaj Kosovës, veçanërisht në çështjet e integrimit evropian dhe të njohjes ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet…