Hoxhaj pas përjashtimit të Rusisë nga KE: Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot

16 mars 2022 | 09:24

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, ka thënë se kjo është mundësi e artë për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj është shprehur se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës në KE.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se mundësi të tilla të arta nuk duhet të injorohen, por të shfrytëzohen.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Speciales në Hagë kanë bërë me…