Hoxhaj pas vaksinimit të mjekëve në Shqipëri: Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror!
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përgëzuar gjestin human të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramën, për mundësinë që mjekët kosovarë të vaksinohen në Kukës.
Hoxhaj thotë se edhe njëherë u dëshmua me vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të tillë të rënduar me pandeminë.
Tutje ai tha se një falenderim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt.
Postimi i plotë i Hoxhajt në FB:
Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës.
Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte e tepërt ?? ? ??