Hoxhaj pas votimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike: Jemi opozitë e qeverisë, jo e shtetit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.
Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është rreshtuar me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.
“Votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza. Orientimi jonë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli se ‘ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit’. Urime qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.