Hoxhaj: PDK-ja do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike
14 janar 2021
| 11:32
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, ekonomike dhe shëndetësore.
Këto komente, Hoxhaj i ka bërë gjatë qëndrimit në Komunën e Obiliqit.
“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe anëtarin e Kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga Dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK-ja do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.