
Hoxhaj: PDK-ja do të angazhohet për t`i pajisur shqiptarët e Luginës me pasaporta të Kosovës
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, me tw cilin ka diskutuar për çështjen e Luginës së Preshevës dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se PDK do të angazhohet për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaportave të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën.
“Me kryetarin e Preshevës, mikun tim Shqiprim Arifi, diskutuam për çështjen e Luginës së Preshevës dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave. PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/