Hoxhaj: PDK-ja do të bëjë reformë të thellë të brendshme
12 mars 2021
| 12:13
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitat në degët e kësaj partie në Prizren, Rahovec dhe Dragash.
“Kam takuar kryesitë e këtyre degëve, me të cilët kam diskutuar për punën që e pret partinë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, si dhe i kam falënderuar për përkushtimin dhe angazhimin e deritanishëm”.
“Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë një reformë të thellë të brendshme dhe nga pozicioni i opozitës do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.