Hoxhaj: PDK-ja do të veprojë gjithmonë në interes të qytetarëve dhe shtetit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë kryesitë e degëve të kësaj partie në Suharekë dhe Dragash.
Gjatë bashkëbisedimit me kryesitë e degëve, është shprehur se ky subjekt nuk do të jetë asnjëherë opozitë e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm e pushtetit.
“Hoxhaj ka thënë se votimi i Ligjimit për Rimëkëmbje Ekonomike, me masat e propozuara nga PDK, do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të pandemisë”.
“Kryetari në detyrë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe, i ka siguruar kryesitë e këtyre degëve që Partia Demokratike e Kosovës do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit”, ka njoftuar PDK-ja.
Kryesitë e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash, është njoftuar se i kanë dhënë Hoxhajt mbështetjen e tyre të plotë lidhur me vendimet e kryesisë, përfshirë votimin e pakos së rimëkëmbjes.