Hoxhaj: PDK-ja është Kosova, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti është Kosova, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PDK-së, Hoxhaj ka thënë se kjo parti është e lidhur ngushtë me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës.
“10 tetori 1999 nuk është një datë e zakonshme në kalendarin e historisë më të re të Kosovës. Është lindja e Partisë Demokratike e Kosovës, e formësuar nga sakrifica e popullit, paraprirëse e pavarësisë dhe shtetndërtimit. Është ngushtë e lidhur me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës. PDK-ja është Kosova! PDK është vetë Hashim Thaçi, është vetë Kadri Veseli – themeluesit që e vazhdojnë edhe sot 23 vjet më vonë sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Deri në kthimin e tyre, PDK-ja do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj jo vetëm politik por edhe të arritjeve tona historike! Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë për rikthimin e plotë si parti më madhe, si shpresa dhe besimi i vetëm pse ekzistojmë si parti!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.