Hoxhaj: PDK-ja nuk do ta bëjë më Haradinajn kryeministër
24 tetor 2018
| 14:02
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj, në emisionin e RTK-së “Intervista me Blerimin”, ka bërë me dije se partia e tij nuk do ta kandidojë më Ramush Haradinajn për kryeministër, por synon që këtë pozitë ta marrë në zgjedhjet e ardhshme për kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Duke folur për zgjedhjet e brendshme partiake, Hoxhaj ka thënë se lideri i PDK-së nuk pritet të sfidohet nga ndonjë kandidat tjetër, ndërsa ndryshimet po synohen përmes prurjeve të reja.
Hoxhaj ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke kërkuar unitet politik për arritjen e një marrëveshjeje finale deri vitin e ardhshëm.