Hoxhaj: PDK-ja nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se kjo parti nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.
Ai ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në votim.
“Qëndrimi i PDK-së është super i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike”, ka deklaruar Hoxhaj në një konference për medie.
Ai ka treguar se kjo çështje është diskutuar edhe në organet e partisë. “Besoj që e kemi pasur debat të gjatë në takimet e kryesisë së PDK-së, e kemi fol në Këshillin Drejtues dhe kjo temë është e mbyllur. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka asnjë vlerë. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim”, është shprehur Hoxhaj.