Hoxhaj për Bislimin: Dështimin në negociata e mbulon me kritikë ndaj BE-së
21 korrik 2023
| 08:49
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Besnik Bislimin pasi ky i fundit kritikoi BE-në.
Hoxhaj në Facebook ka shkruar se kryenegociatori i Kosovës (Besnik Bislimi) as nuk di të negociojë as nuk di të shpjegojë çfarë ka negociuar.
“Kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negocuar, duke përmbushur në çdo takim interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe duke mbuluar dështimin e tij gjoja me kritikën ndaj BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj.