Hoxhaj për deklaratat e Lavrovit: Përpjekje për ta destabilizuar Kosovën

12 shtator 2024 | 20:39

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se në Kosovë po bëhet spastrim etnik i serbëve.

Hoxhaj ka thënë se propaganda ruse dhe serbe për Kosovën është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën.

Hoxhaj përmes rrjetit social X, tha se krahasimi i Lavrovit, është luftë hibride e pastër dhe këto sulme nuk e kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por edhe paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë, Ilmi Reçica priti në…