Hoxhaj për Bajram viziton edhe familjen e Kadri Veselit: Ai do të dalë fitimtar në këtë betejë me padrejtësinë

02 maj 2022 | 18:59

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj sot ka vizituar familjen e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli për festen e Fiter Bajramit.

Në postimin e bërë, Hoxhaj shkruan se Kadri Veseli do të dal fitimtar kundër akuzave të ngritur nga Gjykata Speciale dhe do kthehet në Kosovë si njeri që e do dhe e mbron atdheun, transmeton Periskopi.

“Për vizitë tek Ismet Veseli dhe familja e Kryetarit Veseli, me rastin e festës së Bajramit. Një familje e fortë që inspiroi dhe nxori Kadriun si atdhetar të madh. Edhe për këtë festë, Kadri Veseli nuk është pranë familjes dhe atdheut, por si shumëherë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë me padrejtësinë dhe do të kthehet në Kosovë, si njeriu që e do dhe mbron vendin e tij!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrarit i ka ardhur në majë të hundës nga Justin…