Hoxhaj për studentët: Do t’i mbështesim me një fond shtetëror prej 25 milionë eurosh në vit
30 janar 2025
| 11:53
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka prezantuar fondin që do të mundësojë mbështetje financiare për studentët që ndjekin studimet në degët më prioritare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Ai ka bërë me dije se ky investim është jetik për të ardhmen e Kosovës.
“Investimi në rininë tonë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Përmes këtij fondi, studentët tanë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e tyre në programet më të rëndësishme dhe të sjellin dijen e fituar për zhvillimin e vendit tonë,” ka deklaruar Hoxhaj.
Ky propozim synon të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë e Kosovës, duke i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre akademik dhe profesional.