Hoxhaj për vdekjen e historianes Emine Arifi-Bakalli: Një grua model në emancipimin e gruas shqiptare
04 gusht 2024
| 10:42
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë për vdekjen e profesoreshës së Universitetit të Prishtinës, Emine Arifi Bakalli.
“Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e Prof. Dr. Emine Arifi-Bakalli, një nga historianet më të shquara në Universitetin e Prishtinës, studiuese udhëheqëse mbi marrëdhëniet shqiptare-serbe dhe një grua model në emancipimin e gruas shqiptare, që besoi çdoherë dhe i shërbeu gjithnjë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! Pusho në paqe, zonjë e nderuar! Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd në studimin dhe fuqizimin e identitetit shqiptar! Ngushëllime familjes, miqve dhe studentëve të saj!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.