Hoxhaj për vrasjen e Ivanoviqit: Autoritetet serbe po kërcënojnë me destabilizim të situatës
16 janar 2018
| 16:21
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë derisa ende nuk dihen akterët dhe motivet e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe se është brengosëse sjella e autoriteteve të Serbisë.
“Është shqetësuese të shohësh reagime aq impulsive dhe destruktive të autoriteteve të Serbisë të cilët po kërcënojnë hapur me destabilizim të situatës. Ata po kërcënojnë me prishje të procesit të normalizimit”, ka shtuar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.