Hoxhaj përkujton masakrën e familjes Berisha

26 mars 2021 | 15:24

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot anëtarët e familjes Berisha në Suharekë, të cilët 22 vite më parë janë vrarë dhe masakruan nga forcat paramilitare serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj.

“Sot përkujtojmë anëtarët e familjes Berisha në Suharekë, burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët 22 vite më parë u vranë dhe masakruan nga forcat paramilitare serbe. Marsi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë. Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj – derisa përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të përjetshme martirëve të kombit tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

May be an image of 1 person, standing, outdoors and monument

May be an image of 2 people, people standing and indoor

May be an image of outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takuan me…