Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit në të cilën i kërkon Vuçiqit ta njohë Kosovën

07 shkurt 2021 | 10:52

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia ka dërguar Vuciqit, duke i  kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes “Twitterit”, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
57 vjeçari nga Ballshi, Pelivan Sinorrapaj ka ndërruar jetë pas…