Hoxhaj përshëndet suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin
05 shkurt 2018
| 22:00
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar lajm të mirë atë që ka ndodhur fundjavën që lamë pas, në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Nëpërmjet një shkrimi në proflin e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka përshëndetur suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin.
“Dua t’i përgëzoj partitë shqiptare për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës. Mandatet e fituara për qeverisjen e Komunës së Ulqinit i shndërrojnë partitë shqiptare atje në faktor zhvillimi, mirëqenieje dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët e Ulqinit. Urime!”, ka thënë Hoxha.