Hoxhaj: Plagët për vrasjen dhe masakrimin e më të dashurve janë ende të hapura
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Krushës së Madhe.
Hoxhaj ka thënë se plagët për vrasjen dhe masakrimin e më të dashurve janë ende të hapura.
“U bën 21 vite qëkur përkujtojmë të gjithë ata që u ekzekutuan pamëshirshëm nga makineria vrastare serbe. U bën 21 vjet qëkur shumë familjarë presin ende t’i varrosin anëtarët e tyre të familjes! Masakra në Suharekë ndaj familjes Berisha është një nga krimet monstruoze që pushtuesi serb kreu në Kosovë. Nuk u kursyen as gratë, as fëmijët!”.
“Po të njëjtën ditë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të Krushës së Madhe. Plagët për vrasjen dhe masakrimin e më të dashurve janë ende të hapura. Këto masakra duhet të rëndojnë jo vetëm në ndërgjegjen e kryesve të mizorive, në këtë rast të vet shtetit serb, por edhe në ndërgjegjen e atyre që nuk ia dhanë ende dënimin e merituar këtij krimi!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.