Hoxhaj: Po dëshmohet se PDK-ja është adresa e besimit

14 nëntor 2021 | 23:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ka thënë se edhe zgjedhjet e balotazhit treguan se qytetari i Kosovës është i emancipuar dhe pjesëmarrës aktiv në përcaktimin e rrugës së zhvillimit të vendit.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se PDK-ja po dëshmohet si adresë e besimit të qytetarëve.

“Mbi të gjitha, jam falënderues dhe krenar me votuesit e PDK-së, me kandidatët e PDK-së dhe mbështetjen e qytetarëve nëpër të gjitha komunat e Kosovës!
PDK si fituese e këtyre zgjedhjeve, po dëshmohet sërish si adresa e besimit. PDK nuk do ta zhgënjejë këtë besim!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari e drejtuesi i televizionit T7 dhe gazetës Express, Berat…