Hoxhaj po merr pjesë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë
01 shtator 2021
| 10:31
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është kënaqësi për të që të takojë shumë miq në këtë forum.
“Po diskutohen çështje të rëndësisë evropiane e globale dhe natyrisht, për rajonin tonë të Evropës Juglindore”, ka shkruar Hoxhaj.