Hoxhaj: Po përgatitemi për regjistrimin e dytë të popullsisë
27 mars 2019
| 12:06
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim dhe Koordinim Statistikor të EUROSTAT-it, Eduardo Barredo Capelot, me të cilin ka biseduar në lidhje me përgatitjet për regjistrimin e dytë të popullsisë që pritet të ndodh në vitin 2021.
“E informova në lidhje me punën që kemi bërë deri më tash në drejtim të përgatitjes sa më të mirë të procesit, si dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin me Kosovën përmes Agjensisë së Statistikave”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/