Hoxhaj: Po rrezikohet zhbërja e shtetit pas goditjes ndaj Thaçit dhe Veselit

31 dhjetor 2020 | 14:55

Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se do t’i mbajë sytë çelë për të mbrojtur Kosovën si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ai madje ka thënë se po rrezikohet zhbërja e shtetit të Kosovës pas goditjes ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

“I nderuar me mbështetjen që mora sot nga Këshilli Drejtues i PDK-së për t’i prirë fitores së re të partisë që doli nga populli dhe lufta çlirimtare. I dha vendit qeverisjen më të mirë dhe zhvillimin. U zotova se bashkë, do të jemi besimplotë e syçelë për të mbrojtur Kosovën nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. Ajo që është ma e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes ndaj dy akterëve kryesorë të shtetësisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Ai ka thënë në këtë gjendje të krijuar “vetëm PDK është garancë e fortë që do të ndalë degradimin! Dhe PDK do ta bëjë këtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se arsyeja…