
Hoxhaj premton dyfishim të pagave për profesionistët shëndetësorë
28 dhjetor 2020
| 08:13
U. d. i kryetarit të PDK-së e kandidati për kryeministër nga ky subjekt ka premtuar për të gjithë mantelbardhët dyfishim të pagave.
Hoxhaj në një shkrim në “Facebook” i ka falënderuar të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të frontit.
Ai ka thënë se PDK-ja do ta kthejë ligjin në votim që garanton dyfishim të pagave për profesionistët shëndetësorë.
“Të gjithë mantelbardhëve në vijën e parë të frontit – FALEMINDERIT! PDK do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar Hoxhaj.