Hoxhaj premton mjek për çdo familje dhe barna falas

22 janar 2021 | 15:05

Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi me mjekët në Ferizaj, ka prezantuar planin e “Rimëkëmbjes” për shëndetësinë.

Me këtë rast, Hoxhaj ka premtuar se me PDK-në në qeveri, barnat do të jenë falas dhe çdo familje do ta ketë nga një mjek.

“Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike. Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje, ku parashihet edhe rritje e pagave në 30 për qind për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more peopleImage may contain: one or more people and indoorImage may contain: one or more people, people standing, tree, phone and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit