
Hoxhaj premton zgjerimin e liqenit të Radoniqit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar Kompaninë Rajonale të Ujitjes “Radoniqin”Radoniqi-Dukagjini”, ku është pritur në takim nga drejtori i kësaj kompanie, Jahja Kadrija.
Ai ka thënë se në programin qeverisës, prioritetet për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin do të jenë zgjerimi i liqenit të Radoniqit dhe rritja e sipërfaqës së ujitjes.
“Vizitë në Kompaninë Regjionale të Ujitjes ‘Radoniqi-Dukagjini’ dhe bashkëbisedim me drejtorin Jahja Kadrija, një menaxher dhe profesionist i zoti. Në programin e ardhshëm qeverisës, prioritetet për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin do të jenë: zgjerimi i liqenit të Radoniqit, rritja e sipërfaqës së ujitjes, prej të cilave do të përfitojnë edhe më shumë farmerë të këtyre trevave”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/