Hoxhaj pret në takim ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite, paralajmëron vizitë në këtë shtet
25 shkurt 2019
| 16:13
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Arabisë Saudite, Abdelmomen Moammed Sharaf, me të cilin ka diskutuar për raportet dypalëshe mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Bashkëpunime të reja, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, do të diskutojmë edhe gjatë vizitës sime në Arabinë Saudite të cilën do ta realizojë së shpejti, duke pasuar forumin ekonomik me biznese nga Arabia që është mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.
/Epoka e re/