Hoxhaj pret në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë në Serbi
26 shkurt 2019
| 13:26
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë në vitin 1999 në Serbi.
Hoxhaj ka thënë se SHBA-ja, familja Bytyqi dhe Kosova kanë bërë çmos për t’i sjell para drejtësisë autorët e vrasjes të cilët fatkeqësisht ende vazhdojnë të mbrohen nga shteti.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka bërë me dije se me Ilir Bytyqin kanë diskutuar për një sërë hapash të koordinuara në javët e ardhshme për të risjell edhe njëherë në vëmendjen e botës këtë rast dhe duke theksuar se ka kërkuar drejtësi për ta.
/Epoka e re/