
Hoxhaj pret në takim përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve në Gjermani
08 prill 2019
| 22:16
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur të hënën në takim përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve në Gjermani, njëherësh biznesmenë shumë të suksesshëm, duke filluar nga kryetari Nazmi Viqa, si dhe miqtë Bekim Brestovci dhe Vllaznim Kelmendi.
“I informova se klima e të bërit biznes në Kosovë është ndër më të përshtatshmet në rajon, dhe i ftova që të vijnë të investojnë. I lumtur me interesimin që treguan për t’i zhvilluar bizneset e tyre të suksesshme në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.