Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë dhe Kuvendit duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO

28 mars 2022 | 11:45

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se çështje parësore në politikën e jashtme të vendit duhet të jetë anëtarësimi në NATO.

Hoxhaj ka theksuar se një gjë e tillë do t’i ndihmonte Kosovës në rrugën e saj drejt inkuadrimit edhe në instanca të tjera ndërkombëtare.

“Në këtë Kuvend kemi diskutuar dhe e kemi miratuar një rezolutë që ka të bëjë me situatë në Ukrainë. E di që ka qytetarë dhe deputetë që e kanë parë këtë rezolutë si një vërgëllim të shpatave të një vendi të vogël, që nuk mendoj se është ashtu, apo edhe si një alarm të rrejshëm”.

“E kemi miratuar këtë rezolutë me mbështetje  të PDK-së dhe të gjitha forcave tjera meqë mendojmë se mbrojtja e atdheut duhet të fillojë nga jashtë dhe ai Bashkimi Evropian që ka ekzistuar para disa javësh e muajsh, që është menduar se ka krijuar një paqe të përhershme, po shihet  që e ka  një armë pushim”, ka thënë Hoxhaj, duke treguar se cili duhet të jetë debati kryesor në Kosovë.

“Debatin kryesor që e kemi në publik është se çfarë po ndodh jashtë Ballkanit, por edhe në Evropën Lindore. Dua të them që qeveria do të duhet ta di se nuk e ka një Bruksel, por se i ka dy. E ftojë qeverinë që sa më shpejt ta vizitojë NATO-n dhe të sheh se cilat vërtet janë pritjet konkrete të Kosovës për anëtarësim në NATO”.

“Duhet të fokusohemi në një prioritet që është anëtarësimi i Kosovës në NATO, aplikimi në partneritet për paqe duhet te ishte prioritet nga prioritetet”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal synon të luajë në turneun Masters të Romës…