Hoxhaj: Procesi i regjistrimit të popullsisë, i rëndësishëm për Kosovën
31 korrik 2019
| 16:09
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim koordinatoren për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.
Hoxhaj e Richardson në këtë takim kanë diskutuar për rrugë të reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, por me fokus të veçantë për përgatitjet e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021.
Ky proces sipas Hoxhajt është mjaftë i rëndësishëm për Kosovën.
/Epoka e re/