Hoxhaj propozon që Kuvendi ta miratojë rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se të hënën në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, ka propozuar që Kuvendi në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovon rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, të njejtën rezolutë ta mbështesë edhe Kuvendi i Kosovës.
Ai ka thënë se duke mos qenë anëtare e OKB-së, kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.
“Ballafaqimi me të kaluarën është më se i nevojshëm dhe politika gjenocidale dhe serbomadhe e Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Kroaciaë, duhet të ndëshkohet dhe përkujtohet, me qëllim që ajo kurrë të mos rikthehet në rajon.”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.