Hoxhaj publikon fotografi me pasardhësen e Merkelit, flet për rëndësinë e zgjedhjeve në BE

24 maj 2019 | 14:28

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se gjatë muajve të fundit ka qëndruar në shumë vende të Evropës, për të ndihmuar miq dhe përkrahës të shumtë të Kosovës për zgjedhjet e Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj siç shihet edhe në një foto të postuar në llogarinë e vet në “Facebook” është takuar edhe me pasardhësen e me pasardhësen e Angela Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer, tani kryetare e CDU-së.

Me këtë rast, Hoxhaj ka theksuar se zgjedhjet në BE do ta përcaktojnë qëndrimin e kësaj organizate në raport me Kosovën.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për secilin prej nesh, pasi që strukturat e reja do ta përcaktojnë orientimin e gjithë BE-së, e me këtë edhe qëndrimin karshi procesit të integrimit evropian të Kosovës. Kam biseduar me shumë bashkatdhetarë gjatë kësaj fushate, ku edhe kam theksuar rëndësinë që këto zgjedhje kanë për Kosovën. Prandaj, edhe një herë dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE-së që t’i votojnë miqtë dhe përkrahësit e Kosovës, pasi përkrahja për ta është përkrahje për Kosovën në BE”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/photos/a.416411591793932/1828599133908497/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…