Hoxhaj: Qëllimi ynë është të kemi një qeveri efikase
26 maj 2019
| 12:22
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se “Dekada e Re” e PDK-së ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë.
Ai ka theksuar se qëllimi i tyre është të kenë një qeveri efikase.
“Dekada e Re ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/