Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për ta ndarë normalizimin nga integrimi evropian i shërben Serbisë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës.
Postimi i Hoxhajt:
“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë” – paska thënë Kurti! Qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë nga kushtëzimi evropian dhe në interes të Serbisë që ia mundëson asaj që edhe pa marrëveshje obligative ligjore dhe pa njohje të ndërsjellë, të mund të anëtarësohet në BE!