Hoxhaj: Qeveria do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e komunës së Drenasit

06 shkurt 2019 | 13:20

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj sot ka qëndruar në Komunën e Drenasit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar kompani në parkun e biznesit në Drenas, fabrikën për përpunimin e plastikës “Powerpack LLC”, fabrikë për përpunimin e barnave “Genti Pharm”, fabrikën për prodhimin e ashensorëve në partneritet me një kompani gjermane “Lift Kosova”.

Fotografia e Enver Hoxhaj

Hoxha ka thënë se ishte i mahnitur nga standardet e larta që i përdorin këto kompani për nxjerrjen e produkteve të tyre në tregun vendor.

“Shumë prej këtyre kompanive tashmë kanë nisur të eksportojnë në vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka vizituar edhe shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, me ç’rast ka theksuar se rritja e pagave që është bërë me ligjin e ri i cili u miratua javën e kaluar, është edhe përgjegjësi e re për rritjen e cilësisë në mësimdhënie.

Fotografia e Enver Hoxhaj

“Qeveria qendrore do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e Komunës së Drenasit, derisa punojmë për ndarjen e buxhetit në mënyrë të decentralizuar në mënyrë që komunat të kenë rol më të madh në vendimmarrje për projektet zhvillimore”, ka thënë Hoxhaj.

Fotografia e Enver Hoxhaj

Fotografia e Enver Hoxhaj

Fotografia e Enver Hoxhaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka takuar ambasadorin…