Hoxhaj: Qeveria e ardhshme udhëhiqet nga PDK-ja, zgjedhjet i fiton opozita

27 dhjetor 2024 | 01:23

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh i bindur se zgjedhejt e 9 shkurtit do t’i fitojë opozita.

“Unë jam i bindur se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga PDK-ja dhe qeveria do të udhëhiqet nga opozita. Atë votë që e ka marrë zotëri Kurti i takon të kaluarës, zotëri Kurti është vetëm një fusnotë në historinë tonë politike.”, tha ai.

Tutje ai thotë se, në veri të vendit duhet të zbatohet Kushtetuta e Kosovës dhe Pako e Ahtisarit.

“Normalizimi i situatës në veri të vendit duhet ë bëhet përmes politikës, dhe vetëm përmes një qasje të tillë do të mund të krijojmë një raport mirëbesimi në mes të institucioneve të Kosovës në Prishtinë dhe atyre që përfaqësojnë komunitetin serb në veri të vendit. Ne duhet t’i japim fund një politike që ka ndjek zoti Kurti për ta përmbysur pakon e Ahtisarit në veri të vendit”, tha Hoxhaj në RTV21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka…