Hoxhaj: Qeveria me qasje të gabuar në dialog

18 korrik 2020 | 14:55

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, e ka konsideruar të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Hoxhaj tha në konferencë për media se PDK-ja nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Dua ta them qysh në fillim se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai tha se takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur politikisht dhe përmbajtësisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë, pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë për këtë proces, dhe pa asnjë ekspert. 

“Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues të Kosovës. Përgatitja e vetme është vetëbesimi naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhë pa krye”, ka thënë Hoxhaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë dhe një ka mbetur i plagosur…