Hoxhaj: Qeveria po e humb mundësinë t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit, zgjedhjet të pashmangshme
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve nga ana e BE-së.
Ai ka thënë se këto mjetet nuk vijnë në Kosovë, shkaku i masave.
Hoxhaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke humbur mundësinë e artë që t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund t’i tregohet botës për atë që ka ndodhur me konferenca nga Prishtina.
Më tutje, Hoxhaj ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka të bëjë me atë që votohen ose nuk votohen, problemi është që Kosova është e sanksionuar dhe ato para nuk vijnë pasi vendi është në sanksione. Mendoj se Kuvendi i Kosovë duhet ta përmbush mandatin që e ka me Kushtetutë. Marrëveshjet ndërkombëtare janë të rëndësishme që të votohen, por ky vend është nën sanksione ndërkombëtare. Kjo qeveri nuk ka vizion të shtetendërtimin. Shqetësimi jonë është që a dëshiron kjo shumicë që ta përmbyll shtetendërtimin me njohje të ndërsjellët?”.
“Ne mendojmë që kjo shumicë parlamentare e cila vazhdon të mbete shumicë me se paku i përfaqëson këto interesa. Kurti ka rezultat më të vogla me këtë qeveri. Ne kemi parë dialogun Kosovë-Serbi, si opozitë i kemi dhënë mbështetje. Ne mendojmë që duhet të ketë zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj.
Duke folur për zgjedhjet në veri, Hoxhaj ka thënë se nuk mund të kërkojnë nga kryetarët atje që të japin dorëheqje.
“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i thotë një kryetari të komunës se çfarë duhet që të bëjë ai. Shqetësimi jonë është se ajo se çfarë ka ndodhur më 24 shtator është njëditore e madhe, një ngjarje se si ka qenë. Ne nuk po shohim proces politik për të integruar veriun”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun po fshihen duke mos u deklaruar më medie për rastin e veriu të Kosovës.
“Borrelli dhe Lakçaku janë fshehur nuk dalin në medie të thonë se çka mendojnë. A mendon që i marr seriozisht komente e Stanos. Përderisa Kurti ka qenë në dialog me Serbinë, dhe mospranimin e marrëveshjeve nga Serbia, ka ndodhur një akti agresion që BE është duke u fshehur”, ka thënë Hoxhaj i PDK-së. /EO