Hoxhaj: Qeveria të ekzekutojë sot pagat për mësimdhënësit

05 tetor 2022 | 13:42

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me situatën në arsim, për mospagesën e mësimdhënësve grevistë për muajin shtator.

“Ndëshkimi i Albin Kurtit është kaq i padrejtë dhe i shëmtuar sa që edhe pse të gjithë ishin në grevë, mësimdhënësit nuk morën fare pagat, ndërsa punëtorët e administratës po! Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se qeveria duhet të ekzekutojë pagat sot sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare.

“Qeveria të udhëhiqet nga virtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Kosovës në xhudos do të marrë pjesë në…