![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/hoxhaje.jpg)
Hoxhaj: Rahoveci në këmbë për PDK-në
07 shkurt 2025
| 23:37
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 4, Enver Hoxhaj, ka shkruar në “Facebook” për tubimin elektoral të kësaj partie në Rahovec.
Hoxhaj ka thënë se Rahoveci u ngrit në këmbë për PDK-në.
“Rahoveci në këmbë për PDK-në! Sonte, në këtë tubim madhështor, u dëshmua sërish që e diela, 9 shkurti, do të jetë dita e rikthimit të PDK-së, sepse jemi të vetmit që i kemi prirë sukseseve më të mëdha të Kosovës! #PDK131 #Hoxhaj4️”, ka shkruar Hoxhaj.