Hoxhaj reagon pas aksidentit tragjik në Kroaci

25 korrik 2021 | 12:58

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur në Kroaci, nga i cili kanë mbetur të vdekur 10 persona nga Kosova dhe të lënduar mbi 40 të tjerë.

Ai ka thënë se dyshimet fillestare për të vdekur sipas autoriteteve kroate e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën.

Hoxhaj ka thënë se po luten që ekipet mjekësore dhe policia kroate t’u dalin në ndihmë sa më parë të lënduarve.

“Ngjarje tragjike mëngjesin e sotëm nga aksidenti i një autobusi që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Dyshimet fillestare për të vdekur sipas autoriteteve kroate e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën. Po lutemi që ekipet mjekësore dhe policia kroate tu dalin në ndihmë sa më parë të lënduarve”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja gjermane e tatuazheve Juliane Förster ka folur hapur së…