Hoxhaj reagon pas çmimit të Handke: U vlerësua për mohimin e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnje

11 maj 2021 | 21:04

Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi që presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiq e ka dekoruar shkrimtari Peter Handke me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit”.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i ka komentuar reagimet…