Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta e tensione në bashkëpunim me grupin Wagner
18 dhjetor 2022
| 16:44
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin me Jarinjë.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Ndërsa, më herët ka përfunduar protesta e djathtistëve serb në Jarinjë, në pikën kufitare me Kosovën.
Protesta u zhvillua në anën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.