Hoxhaj: Rexhë Xhakli nuk u ndalë asnjëherë në angazhimin për lirinë e shqiptarëve
07 prill 2020
| 21:58
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është i mërzitur me lajmin e ndarjes nga jeta në Nju Jork të njeriut të urtë dhe të ndershëm, Rexhë Xhakli.
“Një shqiptar patriot dhe mik i veçantë, i cili nuk u ndal asnjëherë të angazhohet për lirinë e shqiptarëve. Ngushëllime komunitetit shqiptar në SHBA, miqve dhe familjes. Do të jetë përherë në mendjet dhe zemrat tona”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/